Transmetuar më 21-06-2020, 22:08

Raportimin për festivalin teatror Radar Ost që u zhvillua këtë javë në Berlin, gazeta Berliner Zeitung, një nga më të lexuarat në Berlin, e nis si vijon me 3 paragrafë kushtuar videos së 17 majit që u dërgua nga Tirana si kontribut në këtë festival dhe duke e përfshirë që në titull: Shtatë gra lakuriqe dhe një teatër që nuk është më

Fillimisht një shok dhe ulërima me zë të lartë. Ato vijnë nga errësira e Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë, i cili nuk ekziston më sot sepse ai thjesht u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit të këtij viti. Ulërimat vinin nga okupuesit e ndërtesës dhe nga policët që ndërhynë me dhunë që të hapnin rrugën për ekskavatorët, në mënyrë që zemra kulturore e vendit të lironte vend për kulla fitimprurëse për zyra dhe biznese.

Prej dy vitesh, një pjesë e madhe e shoqërisë civile shqiptare kanë protestuar kundër shembjes së promovuar nga kryeministri Edi Rama dhe tani ai faktet i realizoi me një sulm të befasishëm. Se sa thellësisht ky veprim shtetëror gati-diktatorial ndërhyn në jetën emocionale të njerëzve të shtangur, se çfarë mund të jetë një ndërtesë teatri për një qytet dhe një vend të tërë, mund të shihet në pamjet tronditëse të një videoje dhjetëminutëshe që aktivistet Lindita Komani dhe Doriana Musai e kapen me telefonat e tyre celularë gjatë aksionit të zhvilluar natën.

Fundjavën e kaluar mund të klikonit në videon e dëshpëruar të realitetit të dhunshëm të Europës në programin digjital të festivalit të Teatrit gjerman dhe të ndesheshit me kontributin padyshim më ngacmues dhe depërtues të Festivalit Radar Ost, i cili u digjitalizua këtë vit në një mënyrë veçanërisht të kujdesshme."

Në origjinal artikullin mund ta lexoni këtu