Zyrtare/ Trashi ikën nga Partizani për të provuar eksperiencën jashtë Shqipërisë
Transmetuar më 22-06-2020, 00:02

Klubi i Partizanit njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit.

Lajmi bëhet i ditur në sajtin zyrtar të klubit të kuq, ku thuhet se për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, Lorenc Trashi pritet ti bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit, sapo këto kufizime do të hiqen.

Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare.

28 vjeçari i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt.

Pas 6 vitesh me të kuqtë Trashi tashmë do të provoj edhe eksperiencën e tij të parë jasht vendit në radhët e Al Qadsia Sporting Club klubi më i titullar në futbollin e Kuvajtit./noa.al/

Loading...