Transmetuar më 22-06-2020, 16:58

OPINION nga Ilir Demalia

Dje bëra një shkrim për elitën e stimuluar të regjimit komunist të sherbëtorëve dhe bashkëpuntorëve si karakteret me pa moral dhe të deformuara qe kanë peng politikën, median, kulturën, ekonominë dhe mbahen fort me njëri-tjetrin si sundim post-komunist në demo(n)kracinë 30-vjeçare.

Sot t’ja fillojmë me një nga 200 petritat e formimit të PD-së si parti bashkëpuntore.

Anëtar i kryesisë së parë të PD-së dhe deputet i saj më vonë.

Kur i hapën fletët e "trungut të kallzimeve" u largua në Londër.

Rudolf Marku i pagëzuar edhe nga "trungu kallzimeve" me talentet te tjerë të Lezhës.

…. Viti 1973. Në Kalanë heroike të Gjrokastrës spikeri lajmëron daljen e grupit folklorik te rrethit te Lezhës. Kostumet e bukura mahnitëse imponojnë duartrokitje. Spektatorët e shumtë e kanë pritur paksa me padurim daljen e këtij grupi. Që në ditët e para të fillimit të Festivalit është folur për një kënge të bukur të Ansamblit të Lezhës. E bukur? Diçka më tepër se kaq.

Dhe të gjithë të pranishmit i justifikojnë shpresat e ndryme kur mbi kalanë e moçme, sipër lapidarëve, mbi qytetin e lindjes së Udhëheqësit të dashur, buçet e fuqishme e gjithëpushtetshem kënga " Enver Hoxha tungjatjeta". Fjalët e saj:

Enver Hoxha tungjatjeta.

Sa k’to male sa k’to shkrepa, gjejnë jehonë të menjëherëshme në zemrat e spektatorëve, për t’u bërë pastaj një këngë-himn e kënduar nga të moshuarit dhe fëmijët, në salla kongresesh dhe dasma, e kënduar në gjuhë të ndryshme nga dashamirës dhe miq të vendit tonë.

Autori kësaj kënge, rapsodi Ded Ndue Lazri, tregonte vetë shpeshherë; "kisha kohë që vrisja mëndjen per një kënge për Enver Hoxhën. Një këngë që të shprehej figura madhështore e Udhëheqësit, prijësit, e komandantit. Një kënge të ishte jo e imja po e popullit. Dhe më pas kur filluan ta këndojnë të gjithë, mendova se ja, vërtetë kjo këngë nuk është e imja, ajo nuk më takonte mua, bile më dukej sikur nuk isha as unë autori i parë i saj". vazhdon …..

/NOA.al