Transmetuar më 22-06-2020, 20:17

Përgatitësi i njohur atletik, i cili vitet e fundit punoi me ekipin e Kukësit, Gjergji Poloska, ka ndërruar jetë.

Klubi i Kukësit përmes një mesazhi, i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të Gjergjit, për këtë humbje të madhe.

"Të gjithë ata që të njohën, do të kujtojnë si një njeri punëtor, i urtë dhe babaxhan. Gjergji ishte pjesë e skuadrës sonë sezonin që fituam titullin kampion dhe si kampion dhe ishte një kontribuues i madh në atë titull të fituar. Prehu në paqe Gjergj! I paharruar qoftë kujtimi yt!", ka qenë mesazhi i klubit verilindor.

Një mesazh ngushëillimi, duke ndarë edhe një foto kur punonin bashkë te Kukësi, erdhi edhe nga ish-trajneri i njohur vlonjat i Kukësit, Ernest Gjoka.

" U prehsh në paqe miku im! Do të kujtoj gjithmonë si një profesionist i vërtet…", shkroi Gjoka në mesazhin e tij, pas lajmit të ndarjes nga jeta të përgatitësit të njohut atletik të klubit të Kukësit, Gjergji Poloska.  /NOA.al