Transmetuar më 22-06-2020, 22:40

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish-futbollisti italian, Pierino Prati.

Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit, bëhet i ditur nga mediat italiane.

Sipas raportimeve të fundit, ish-lojtari i Fiorentinës, Romës dhe Milanit, ka ndërruar jetë sot në Catania.

Prati ishte i sëmurë prej kohësh.

Ish-futbollisti ka fituar kampionatin evropian me Italinë në vitin 1968 dhe ka shkuar në finale në Botërorin 1970.

Ai veshi fanellën e Milanit në periudhën 1967-1973 duke fituar një kampionat, dy kupa italiane, dy kupa të Kupave, një Champions dhe një kupë ndërkontinentale.

Pastaj u tranferua  në Romë ku luajti në vitet 1973-1977, duke lënë një kujtim të pashlyeshëm në zemrat e tifozëve të verdhekuq.

Legjenda italiane kishte debutuar në "Serie A" në sezonin 1965/66./noa.al/