Transmetuar më 23-06-2020, 16:15

Një burrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u dënua, por në fakt u përpoq që të merrte anën pozitive të këtij fakti.

Christooher Havens, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, arriti që të mosojë matematikën në qeli, dhe sot është “gjeni” në këtë fushë.

Udhëtimi i tij në formulat matematike e çoi në atë që të botojë punime në revista akademike të fushës.

Duke përdorur vetëm stilolaps dhe letër në burg, Havens gjeti një zgjidhje për problemin matematik, që nga koha e Euklidit, shekuj më parë, për fraksionet e vazhdueshme.

Më herët, Havens i shkruante një matematicieni se ishte i interesuar për libra mbi teorinë e llogaritjes dhe numrave, pasi numrat ishin bërë misioni i tij.

E kam nisur nga e para dhe po mësoj vetë, teksa shumë probleme më marrin shumë kohë për t’i zgjidhur sepse nuk kam një mësues këtu,  shkruante Havens.

Havens aktualisht po ndjek studimet me postë për gradë shkencore nga Universiteti Shtetëror Adams, ndërsa ka krijuar edhe një klasë matematike për shokët e tij të burgut ku jep mësim.  /k.k/noa.al/