Covid-19/ Organizoi turne në Ballkan, numri një i tenisit botëror del pozitiv bashkë me bashkëshorten
Transmetuar më 23-06-2020, 17:46

Numri një i tenisit botëror, Novak Gjokoviç është bërë tenisti më i fundit që del pozitiv me Covid-19.

Ai organizoi një turne tenisi me emra të njohur në vendlindjen e tij, Kroaci e Bosnje, dhe kjo ka bërë që të preken disa tenistë të tjerë, veç Djokovic.

Më 18 qershor, Borna Coric (majtas), Grigor Dimitrov, Novak Djokovic (djathtas i dyti) dhe Alexander Zverev, në foton që u bë publike, luajtën basketboll në Zadar, Kroaci. Të gjithë përveç Zverev, kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin, transmeton NOA.al.

Serbi rezultoi i prekur pasi Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki zbuluan më herët se se ishin prekur nga koronavirus, pasi merrnin pjesë në konkursin "Adria Tour" të organizuar nga  Djokovic.

Djokoviç, 33 vjeç, luajti përballë shokut të tij serb Troicki, në eventin e parë, në Beograd.

Aventet e mbetura të Aria Tour në Banja Luka dhe Sarajevë janë anuluar, ka konfirmuar vëllai i Djokovic, Djordje.

"Fatkeqësisht, për shkak të të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit, ne kemi vendosur se gjëja më e rëndësishme tani është që të stabilizohet situata epidemiologjike, si dhe që të gjithë të shërohen", tha Gjordje Djokovic, i cili ishte drejtor të turneut.

Andy Murray i Britanisë tha se testet e fundit pozitive ishin një "mësim për ne".

Novak u testua së bashku me të gjithë anëtarët e familjes dhe ekipin.

Veç tij është prekur edhe bashkëshortja e tenistit.

/NOA.al

Loading...