Transmetuar më 23-06-2020, 20:59

Një krijesë e pazakontë është filmuar ditën e djeshme në bregdetin e Sarandës.

Ajo është filmuar nga një qytetar, videoja e të cilit ka mbërritur në JOQ Albania.

Krijesa lëviz në ujë dhe shihet që nxjerr vetëm një pjesë të trupit lart.

Qytetari shprehet i vendosur se është peshkaqen.

Në video shihet qartë edhe lëvizja që bën apo bishti i nxjerrë mbi sipërfaqen e ujit.

Qytetari thotë se është filmuar 30 metra larg bregut, në zonën e quajtur "Plazhi i Centralit.

Më poshtë keni videon: