Transmetuar më 24-06-2020, 15:00

Një student 24-vjeçar për inxhinieri u arrestua pasi përhapi një video ku shpjegonte se e dinte se pas përhapjes së koronavirusit qëndron CIA, Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane dhe pas nxjerrjes së videos, përplas makinën me kangjellat e ambasadës kineze.

Është kjo ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Buneos Aires të Argjentinës, në lagjen Saavedra, aty ku ndodhet ambasada e Republikës Popullore të Kinës.

I riu i identifikuar me emrin Gastòn Sanda, në videon e publikuar në rrjetet sociale thoshte se, “Di të vërtetën që fshihet pas koronavirusit, është CIA dhe kam nevojë për ndihmën e ambasadës kineze”.

Pak minuta më vonë, 24-vjeçari u përplas me makinën e tij një Toyota Corolla me ngjyrë të zezë, me ambasadën kineze në Argjentinë.

Në momentin e ngjarjes, ambasadori kinez në Argjentinë, Xiaoli Zou, nuk ndodhej brenda rezidencës diplomatike. /a.y/noa.al