Transmetuar më 24-06-2020, 16:37

Platforma Tring, tribuna juaj VIP deri në vitin 2024!

Platforma Tring vjen me një surprizë për të gjithë sportdashësit.  Tring ka siguruar të drejtat e transmetimit të kampionatit të plotë të “UEFA Champions League” deri në vitin 2024.

Ky kompeticion i nisur që në vitin 1992 është ende eventi më emocionues futbollistik në Europë ndërsa Tring do të vazhdojë të jetë “Tribuna juaj VIP” edhe për 4 vite të tjerë!

Edhe 4 vite me një transmetim maratonë i cili nis me Studio Champions League dhe përfundon me të, ku analistë dhe ekspertë të futbollit komentojnë golat dhe momentet më të bukura të mbrëmjes.

Shqiptarët do të kenë mundësinë t’i shohin të 138-ta ndeshjet në ekranin Tring! Duke vijuar në rrugën e përkushtimit maksimal për të përcjellë tek abonentët dhe të gjithë shqiptarët futbollin elitar, Tring ka fituar të drejtat e transmetimit të të gjitha ndeshjeve të UEFA Champions League edhe për ciklin e ardhshëm, nga sezoni 2021-2022 deri në sezonin 2023-2024. Cikli në fjalë starton në gusht të vitit 2021 me Superkupën UEFA!

Kanalet e dedikuara, Tring Sport 1, 2, 3 dhe 4 HD do të mbledhin përpara ekranit miliona tifozë nga e gjithë Europa deri në 2024! Po kështu Tring vjen tek ju me programacionin e pasur të fundjavës, që i dedikohet totalisht “Champions”-it.

Ndërkohë bëhuni gati të shijoni përmbylljen e sezonit aktual, me ndeshjet që do të startojnë në datën 7 gusht. Kujtojmë që sezoni kulmon me turneun “Final 8” , i cili do të marrë jetë në Lisbonë nga data 12 gusht, me finalen e madhe që do të luhet më 23 gusht.