Kupa e Shqipërisë, Tirana humb ndeshjen e dytë përballë Beslidhjes
Transmetuar më 24-06-2020, 18:41

Teuta, Tirana dhe Kukësi janë tre gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë.

Ekipet u kualifikuan pas rezultateve të ndeshjeve që u luajtën sot.

Konkretisht, Teuta fitoi përballë Vllaznisë, me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Ndërkohë Tirana ishte më e qetë në këtë ndeshje përballë Beslidhjes së Lezhës. Egbo hodhi në fushë rezervat, dhe në fund u mund me rezultatin 1-0.

Edhe Kukësi fitoi me Apoloninë, pasi kishin triumfuar në Fier me shifrat 2-1. /k.k/noa.al/

Loading...