Transmetuar më 25-06-2020, 13:11

Në një kohë që shifrat e infektimeve me koronavirus në vend në dy javët e fundit kanë shënuar vetëm rritje, ku ditën e sotme u raportuan 78 raste të reja, deputetët duket se nuk tremben aspak.

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, ata janë fotografuar pa maska dhe të mbledhur.

Madje një pjesë e tyre ishin bërë grumbull në barin e improvizuar në lulishten e Kuvendit, për të pirë kafe.

Ata u panë pa maska dhe të mbledhur grumbull, duke mos respektuar distancën e këshilluar nga ministria e Shëndetësisë.

Ndonëse të paktë, pati edhe nga ata deputetë që e mbanin maskën, ku për më tepër mund të shfletoni fotogalerinë. /a.y/noa.al