Transmetuar më 25-06-2020, 20:33

Daily Mail ka publikuar për herë të parë fotot e vajzave të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nga martesa e parë.

Prej vitesh, edhe pse pjesë e skenës politike, Putin është përpjekur që fëmijët e tij t’i mbajë larg syrit të publikut.

2 vajzat e tij jetojnë larg të atit, dhe thuhet se takohen rrallë.

Në foto shfaqet edhe ish-bashkëshortja e Putin, Lyudmila Ocheretnaya, prej së cilës u divorcua në vitin 2014.

Vajzat janë fotografuar herë në bibliotekën e Kremlinit, herë në festat e ndryshme të organizuara në Moskë.

Sot, Maria 35 vjeçe ka një karrierë në kërkimet mjekësore dhe është martuar me një biznesmen gjerman dhe janë prindër tashmë, duke e bërë Putinin gjysh për herë të parë.

Ndërsa Katerina, 33 vjeçe, nga një balerinë, ka themeluar Agjencinë Artificiale Ruse. /k.k/noa.al/