Transmetuar më 25-06-2020, 20:47

Ai u bë i famshëm në vendin tonë, pasi deklaroi gjatë një vizite të fundit se Bylis i përket qytetërimit dhe kultutës greke, duke ndezur debate të shumta.

Vittorio Sgarbi është bërë sot protagonist në Parlamentin italian, teksa është nxjerrë me forcë nga salla.

Ai nuk pranoi fillimisht të dilte, por asistentët e kanë ngritur për krahësh dhe e nxorrën jashtë.

Vendimi për ta nxjerrë jashtë me forcë erdhi pasi Zgarbi pati mosmarrëveshje me Zëvendës Presidentin Carfagna, për përdorimin e maskës. Kritiku i njohur italian i artit tha "fjalë të papranueshme" kundër një kolegu të Forza Italia. Videoja u publikua nga deputetja e Partisë Demokratike Patrizia Prestihen, teksa shfaqej Vittorio Sgarbi të dilte jashtë sallës me forcë.

Pasi u dëbua nga zv/kryetari Mara Carfagna, ai vazhdoi filloi të shante ndaj një kolegeje dhe deputetit të Forza Italia, Giusi Bartolozzi . Carfagna e ftoi të ulej në mënyrë të përsëritur, por u ndesh me një konfrontim verbal. Në vend që të ulej në vendin e tij, Sgarbi u ul mes vendeve në radhët e Ligës.

Pas kësaj katër asistentë e ngritën për këmbësh dhe duarsh dhe e nxorën me forcë jashtë.

Pas kësaj përmes një fotoje ironike,  që ndau në rrjetet sociale, Vittorio Sgarbi tha: Ata donin të më depërtonin, por vetëm përkohësisht më lëvizën".

/NOA.al