Transmetuar më 26-06-2020, 02:38

Byroja Federale e Hetimit (FBI) në SHBA ka bërë të ditur se janë duke hetuar "ndërhyrjen ose ndikimin e mundshëm të huaj" në protestat që po zhvillohen në mbarë vendin pasi humbi jetën nga veprimet policor, afro-amerikani George Floyd.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray në një intervistë për "Fox News" deklaroi se armiqtë e huaj në të kaluarën duke përdorur mediat, rrjetet sociale janë përpjekur të shkaktojnë mosmarrëveshje në vend me anë të propagandave, dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

"Jemi duke shqyrtuar me kujdes mundësinë e ndikimit ose intervenimit të huaj në të gjitha protestat e zhvilluara gjatë disa javëve të fundit", u shpreh ai.

Wray vuri në dukje se pas gjërave të rënda që ndodhën gjatë protestave, ekzistojnë motive dhe ideologji të ndryshme. "Nuk është plotësisht puna e ndonjë lëvizjeje ideolologjike ose një grupi. Pa dyshim që ne po zhvillojmë një numër hetimesh për njerëz problematikë dhe anarshistë", theksoi Wray.

Ai njoftoi se në disa hetime është përfshirë edhe organizata rad.ikale majtiste e quajtur "Antifa".

Floyd, një afro-amerikan i paarmatosur humbi jetën pasi u kap nga një polic i bardhë në Minneapolis, Minesota, muajin e kaluar, duke shkaktuar protesta të vazhdueshme në më shumë se 300 qytete në SHBA dhe në shumë vende të tjera të botës.

Çfarë ndodhi ditën që vdiq George Floyd?

Punonjësi i një dyqani në Mineapolis telefonoi policinë më 25 maj për t’i lajmëruar se një person në gjendje të dehur kishte përdorur kartëmonedha false për të blerë cigare, sipas një tabulati të publikuar më vonë të telefonatës.

Në videot e disa dëshmitarëve dhe të kamerave të sigurisë të ambienteve përreth duket momenti kur mbërrin policia dhe detyrojnë Floyd të dalë nga makina e tij. Një tjetër video, e cila u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duket Floyd i shtrirë në tokë ndërsa një oficer policie vendos gjurin në qafën e tij për ta mbajtur të shtrirë në tokë.

Floyd dëgjohet qartazi që i kërkon policit që ta lejë të lirë duke i përsëritur se nuk merr dot frymë  dhe se është në dhimbje, por polici injoron lutjet e tij dhe thirrjet e dëshmitarëve për ta lënë të lirë.

Oficeri, i cili më pas u identifikua si Derek Chauvin, nuk e lëshoi derisa erdhi ambulanca në vendngjarje, duke e mbajtur gjurin në qafën e Floyd për rreth 9 minuta.

Sipas një raporti mjekësor në Minesota, Floyd nuk kishte puls gjatë kohës kur po transportohej me ambulancë, ndërsa me të mbërritur në spital u shpall se Floyd kishte ndërruar jetë.

FBI nisi hetim të menjëhershëm dhe katër oficerët e policisë e përfshirë në ngjarje u pushuan nga puna ditën e nesërme.

800px Protest against police violence Justice for George Floyd May 26 2020 11