Transmetuar më 26-06-2020, 17:56

Kukësi-Teuta dhe Tirana-Bylisi janë dy ndeshjet gjysmëfinale për Kupën e Shqipërisë.

Shorti vendosi përballë këto dy ekipe, me Tiranën që në letër duket më e favorizuar përballë Bylisit.

Ndeshjet e para zhvillohen më 5 korrik, ndërsa takimet e kthimit më 15 korrik.

Sa i përket finales, do të luhet në datën 2 gusht.

Tirana është 16 herë fituese, Teuta 3 herë, Kukësi dy herë dhe Bylisi ka mbërritur vetëm një herë në finale kundër Laçit, por pa mundur ta fitojë.