Transmetuar më 26-06-2020, 19:18

Një grup grabitësish nga Shqipëria kishin arritur që t’i vidhnin 70 mijë euro dhe sende me vlerë ish-Presdientit të Deportivos në Spanjë.

Autoritetet e vendit iberik kanë rënë në gjurmët e tyre dhe i kanë kthyer gjithçka Tino Ferndandez.

Një operacion i policisë spanjolle zbuloi grupin e strukturuar të grabitësve shqiptarë, të moshës 20 dhe 25 vjeç.

Mësohet se ka edhe të arrestuar por ende nuk është bërë i ditur numri i tyre.

Vjedhjet e banesave u kryen në dy periudha kohore, pak përpara pandemisë. Bëhet e ditur se grabitësit shqiptarë i kishin kryer vjedhjet gjatë periudhës 15-28 janar dhe 5-17 shkurt, ku u arrestua njëri prej anëtarëve.

Ata ishin në gjendje të kryenin 3-5 grabitje në ditë, por kishin mundur të thyenin edhe rekordin e 8 grabitjeve brenda një nate.

Në shënjestër të tyre ishin banesat e të pasurve. Biznesmenit Fernandez iu vodhë 70 mijë euro dhe sende me vlerë për gjysmë ore.

"Ata ishin specialistë të vërtetë. Grabitja u bë nga pesë persona, të gjithë me kapuç dhe të veshur doreza. Zgjati vetëm gjysmë ore, nga ora 8:30 deri në 9:00 të mbrëmjes",ka treguar ai. /k.k/noa.al/