Transmetuar më 26-06-2020, 20:04

Milot Rashica ndryshon ekip, por do të mbetet në Bundesligë.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, një prej lojtarëve kryesorë të Werder Bremen këtë sezon në Bundesligë, do të transferohet te Leipzig.

Skuadra e Leipzig e ka ndjekur prej kohësh ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare, dhe e sheh 23-vjeçarin si zëvendësuesin perfekt të Timo Werner. Ky i fundit u largua për te Chelsea.

Një hap i rëndësishëm kjo në karrierën e Rashicës, autori i 10 golave këtë sezon. Leipzig është një klub me synime të mëdha dhe Rashica sezonin tjetër ka shansin të luajë në Champions League.

Plot 15 milion euro do të kushtojë kartoni i Rashicës, i cili aktivizohet në majë të sulmit dhe në krahun e majtë të këtij reparti.

Gazetari italian, i njohur për informacionet  e merkatos, Nicolo Schira thekson me anë të një postimi në “Tëitter” se marrëveshja është arritur dhe akordi zyrtar është çështje kohe.

Sipas tij vetëm disa detaje kanë mbetur për t’u përcaktuar për zyrtarizimin e kalimit të Milot Rashica te Leipzig sezonin tjetër.

/NOA.al