Transmetuar më 27-06-2020, 15:23
Pishina ku ndodhi ngjarja

Kur panë vajzën 8 vjeçe të binte në pishinë, nëna dhe gjyshi, ndonëse nuk dinin të notonin, u hodhën pa u menduar dy herë.

Shpresonin se do arrinin që ta shpëtonin, por përfunduan që të tre të mbytur në pishinën e shtëpisë, të cilën kishin vetëm një muaj që e kishin blerë.

Është ende nën shok komuniteti i East Brunswick, në New Jersey, SHBA, vend ku familja Patel ishte transferuar prej pak kohësh.

Tragjedia u shënua këtë të martë kur nëna 33 vjeçe Nisha Patel, gjysh Bharat Patel, 62 vjeç u gjetën të mbytur.

Bashkë me ta ishte edhe tezja e vogëlushes, e cila ndodhet ende në shok. Edhe ajo u hodh në ujë, duke arritur që të nxjerrë mbesën. Por për vogëlushen Sacchi ishte shumë vonë, pasi mjekët e deklaruan të vdekur.

I njëjti fat u pasua edhe për Nisha dhe Bharat, të cilët u gjetën të vdekur në ujë. /a.y/noa.al