Transmetuar më 27-06-2020, 15:23

Sulmuesit të Basel Kemal Ademi iu dha e drejta nga FIFA për të luajtur me ekipin helvet.

Ai tani mund të luajë për Zvicrën, në garat ndërkombëtare.

Kemal Ademi ka marrë zyrtarisht të drejtën, të luajë me komëtaren e Zvicrës, ndonëse kërkohej nga Kosova, ndoshta edhe nga Shqipëria.

Fifa i ndezi dritën e gjelbër lojtarit, duke zgjidhur kështu edhe dilemet e mundshme të lojtarit.

Sulmuesi i Basel, pas këtij konfirmimi, mund të luajë për ekipin kombëtar të Zvicrës, në të ardhmen, nëse do të grumbullohet.

24-vjeçari nga Kosova lindi në Gjermani. Futbollisti më pas shkoi me familjen në Zvicër, kur ishte në moshën gjashtë vjeç. Ai u bë shtetas zviceran që nga viti 2011.

Karriera e tij e futbollit nisi te St. Gallen. Nga 2015 deri në 2018 sulmuesi u ble nga Hoffenheim. Futbollisti profesionist u bashkua me Basel në vitin 2019, përmes Xamax, ku dhe kaloi te kjo e fundit një peridhë të shkurtër.

Zvicra  gjatë dy dekadave të fundit ka rrëmbyer një sërë futbollistësh të talentuar me origjinë shqiptare, duke i joshur, dhe duke përfituar nga fakti se ata kanë lindur ose janë rritur në shtetin helvet.

/NOA.al