Transmetuar më 27-06-2020, 16:05

Një video me pamje të shëmtuara u publikua orët e fundit dhe ajo vjen nga Tel Aviv në Izrael. Në filmim shihen një mashkull dhe një femër në një makinë të OKB teksa bëjnë seks në publik.

Video u postua në Twitter nga një qytetar i cili tregon pamjet shokuese në 18 sekonda që flasin shumë: Mashkulli ulur në sediljen e pasme dhe një femër me fustan të kuq hipur mbi organin e tij gjenital.

Në sediljet e parme, njerëz të tjerë në mjet. E ndërkohë makina vijon lëvizjen rrugëve plot trafik mjetesh e njerëzish në Tel Aviv.

Nga zyra qendrore e OKB u pranua se makina është e ekipeve të OKB që punojnë në Izrael në kuadrin e United Nations Truce Supervision Organization (UNTSO), një task force paqeruajtëse me fokus në Jerusalem.