Transmetuar më 27-06-2020, 16:25

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas rihapjes së plotë të vendit të saj prej izolimit nga pandemia, i bëri thirrje popullit të bëjnë kujdesin maskimal, sa i përket distancimit social, sepse në të kundërt përhapja e virusit nuk do të marrë fund.

Merkel ka paralajmëruar njerëzit të mos injorojnë rreziqet e paraqitura nga koronavirus, duke thënë se pandemia nuk ka mbaruar  dhe se situata mbetet ende shumë serioze.

“Rreziku i paraqitur nga koronavirusi mbetet serioz", tha ajo.

"Është e thjeshtë për t’u harruar për shkak se Gjermania e ka përballuar mirë, por kjo nuk do të thotë që rreziku është shmangur“, shtoi Merkel, ndërsa foli edhe për shtimin e rasteve të reja në Gjermani.

“Merreni seriozisht, sepse situata është serioze. Vetëm politikanët nuk do të jenë në gjendje t’i japin fund përhapjes së virusit, të gjithë duhet të veprojmë me përgjegjësi. Duhet ta shohim atë si detyrimin tonë të përbashkët dhe të kuptojmë se duke ndjekur rregullat dhe të kuptojmë se duke ndjekur rregullat për distancimin fizik, mbajtjen e maskave dhe higjienën e duarve, secili prej nesh kontribuon në fatin tonë të përbashkët", u shpreh Angela Merkel.

"Të gjithë kanë fatin e të gjithëve në duart e tyre“, përfundoi Merkel mesazhin e saj, që e ka ritual të përjavshëm dhe që e jep zakonisht të shtunave.

/NOA.al