Transmetuar më 27-06-2020, 19:15

Qindra të rinj amerikanë u mblodhën në një ishull të vogël në një liqen të Miçiganit për festën vjetore të Jobbie Nooner, me gjithë paralajmërimet e fundit nga Dr. Anthony Fauci për përhapjen e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Festa e së premtes në ishullin duket se nuk i ka ndaluar të rinjtë që të shthuren dhe të harrojnë koronavirusin.

Në fotot e publikuara do të shikoni se si të rinjtë shpërfillin këshillat e mjekëve për distancimin social.

SHBA është vendi më i prekur për momentin nga COVID-19.