Pse meshkujt tundohen kaq shumë për të zënë dashnore
Transmetuar më 29-06-2020, 01:06

Pothuajse nuk ekziston asnjë mashkull, i cili nuk dëshiron që veç gruas, të ketë edhe një dashnore, të re dhe atraktive. Meshkujve kjo lidhje u përshtatet pa kurrfarë problemi.

Shkaqet më të shpeshta, për të cilat meshkujt kanë lidhje jashtëmartesore janë disa dhe ne po i renditim më poshtë:

1.Dashnorja gjithmonë është e disponuar, e gatshme që t’i zbatojë të gjitha detyrat apo t’i kryejë obligimet e veta ndaj tij.

2.Ai mund të vijë dhe të shkojë kur të dëshirojë. Në ambientin e saj mund të gjejë qetësi, të cilën në shtëpi nuk e ka për shkak të zhurmës së fëmijëve.

3.Ajo nuk e ngarkon çdo ditë me probleme (p.sh. fëmijët, paratë).

4.Ai mund të ndërprenë këtë lidhje kur të dëshirojë, sepse ajo në këtë rast nuk ka të drejtë të përzihet, dhe ai nuk e ndien veten përgjegjës për këtë, sepse ajo e ka ditur se për çfarë është fjala.

5.Ajo është gjithmonë e disponuar dhe kurrë nuk ia prishë disponimin.

6.Ai kënaqet me këtë lidhje sepse ia plotëson çdo dëshirë.

7.Për ndërprerjen e lidhjes vendos mashkulli. Edhe nëse ajo e ndërpret lidhjen, kjo se lëndon aspak mashkullin, sepse në shtëpi e pret gruaja dhe fëmijët, transmeton Telegrafi.

Çfarë e nxit femrën që të bëhet dashnore e dikujt?

Shumë gra janë në lidhje dashurie me burra të martuar. Disa nga arsyet janë:

1.Frika nga obligimet. Disa femra i frikohen përgjegjësisë dhe nuk dëshirojnë kurrfarë obligimi. Për këtë shkak shpeshherë ato vendosen për lidhje joserioze me meshkujt e martuar. Ndoshta pas këtij personi, femrat edhe i fshehin lëndimet nga njeriu i dashur i cili ndoshta ende i shfaqet në imagjinatën e saj prej fëmijërie. Pra, më tepër u pëlqen roli i dashnoreve.

2.Shumë dashnore e dinë se mashkulli të cilin e dashurojnë, kurrë nuk do t’ju takojë, por për ta gjithmonë janë të gatshëm. Këto arsye na detyrojnë të mendojmë edhe për kulturën e fëmijëve të këtyre dashnoreve. Këtyre fëmijëve, prej vegjëlisë u flasin se çfarë duhet të bëhen dhe çka pritet prej tyre.

3.Shpeshherë dashnoret kanë pasur babanë, i cili kurrë nuk u ka afruar dashuri prindërore. Dashnorët e martuar janë të ngjashëm me këtë baba dhe sillen njëjtë si ai.

4.Ai vjen e shkon kur të dëshirojë, prej dashnores pret respekt çdoherë kur gjendet pranë saj. Ai është kryesori që merr qëndrime për lidhje të tilla të cilat i përcakton si të dëshirojë. Të njëjtën gjë e ka bërë dikur edhe i ati me të bijën. Ajo ka shpresuar se sjelljet e tij do të ndryshojnë, madje për këtë ende shpreson.