Transmetuar më 29-06-2020, 08:43

Njëqind liderë, ish-krerë shtetesh dhe qeverish, fitues të çmimit Nobel dhe aktorë kanë nënshkruar një apel, të promovuar nga fituesi i çmimit Nobel të Paqes, Muhamed Yunus, për “qeveritë, fondacionet, filantropët dhe ndërmarrjet që të ofrohen për të prodhuar dhe shpërndarë vaksina falas në të gjithë botën”.

Ideja që qëndron pas kësaj nisme është fakti se mënyra e vetme për të zhdukur pandeminë e koronavirusit, është pasja e një vaksine e cila duhet t’iu bëhet të gjithë banorëve të planetit, të pasur apo të varfër qofshin.

“Efektiviteti i fushatës së ardhshme të vaksinimit do të varet nga universaliteti i saj”, thuhet në tekstin e apelit.

Mes nënshkruesve janë 18 fitues të çmimit Nobel, përfshirë Mikhail Gorbachev, Desmond Tutu, Shirin Ebadi, Lech Walesa, Tawakkol Karman dhe Malala Yousafzai. Ndër ish krerët e shteteve dhe qeverive, Lula, Romano Prodi, Gordon Brown. Në mesin e artistëve, Andrea Bocelli, Bono, George Clooney, Matt Damon, Sharon Stone dhe Forest Whitaker. /a.y/noa.al