Transmetuar më 29-06-2020, 09:52

“Me fëmijët e mi, përgjithmonë bashkë”. Janë këto fjalët që shkroi duke publikuar fotografi me dy fëmijët e tij binjakë 12 vjeç, gjatë një shëtitje në mal.

Janë pamjet e fundit që Mario Bresso publikoi në Instagram natën mes të premtes dhe të shtunës, ku vra vajzën Elena dhe djalin Diegio, në Margno, provincë e Lecco, në Itali.

Pas asaj dite të kaluar me përqafime, rreth orës 03.00 të mëngjesit të së shtunës, ai i zuri frymën në gjumë, djalit dhe vajzës, ndërsa më tej i dha fund jetës.

Fotografitë ku shihen të qeshur dhe përqafuar pranë një kryqi u publikuan në të njëjtën orë me krimin, duke shkruar “gjithmonë bashkë”.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pasi gjyqtari ia kishte besuar kujdestarinë e fëmijëve gruas, duke bërë që Mario të pësojë tronditje të madhe. /a.y/noa.al

Babai vret fëmijët binjakë 12 vjeç, i jep fund dhe jetës. Mesazhi i fundit që i dërgoi gruas