Transmetuar më 29-06-2020, 10:28

Guvernatori i përgjithshëm i Xhamajkës ka pezulluar përdorimin e stemës mbretërore në vendin e tij pasi përmban një imazh ofendues për njerëzit me ngjyrë.

Në stemë është portretizuar kryeëngjëlli Shën Mihal që shkel me këmbë djallin, i cili paraqitet si një njeri me ngjyrë të errët të lëkurës

Guvernatori i Përgjithshëm, Patric Allen, përfaqësuesi i monarkisë britanike në Xhamajkë, tha se pezullimi i përdorimit të stemës u bë për shkak të shqetësimit të shprehur nga qytetarët për imazhin në stemë, që denigron njerëzit me ngjyrë.

Allen i ka dërguar një letër Kancelarit të urdhrit të Shën Mihalit dhe Shën Gjergjit, ku i kërkon rishikimin e imazhit dhe i rekomandon ndryshimin e tij për të përfaqësuar më mirë të gjithë njerëzimin.