Transmetuar më 29-06-2020, 20:24

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi flet për herë të parë mbi akzuat për krime lufte. Në komunikim për këtë çështje, kreu i shtetit ka thënë se do të japë dorëheqjen dhe do të përballet si qytetar i thjeshtë nëse aktakuza ndaj tij do të konfirmohet.

“Nëse aktakuza konfirmohet, jap dorëheqjen”, tha ai, dhe paralajmëroi se do nisë konsultimet me aktorët politikë.

Teksa bën një kronologji të Luftës së Kosovës, thotë se nuk ka shkelur asnjë ligj, përveç atij të Millosheviçit.

“Kam mbajtur në kurriz shumë akuza dhe ofendime. As nuk i kam mohuar, dhe as nuk i mohoj sot. Ka pasur sfida në qeverisje. Kjo është e natyrshme për një lider. Nuk do ketë edhe një provë të vetme për Hashim Thaçin se ka shkelur ligjin. Ligji i vetëm që ka shkelur, është ai i Millosheviçit”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, ndërkombëtarët nuk kanë folur asnjëherë për krimet e luftës që ka bërë Serbia, dhe ironikisht thotë se “a mos duhet të presim që t’i kërkojmë falje Serbisë për genocidin ndaj nesh”.

Ndër të tjera ai tha:

“Kam nderin e madh të ushtrimiti të detyrës së presidentit të Kosovës së lirë dhe demokratike. Zemra ime është e lënduar, por jo dhe e thyer. Gjaku im është i nxehur, por i pastër dhe i njëhtësuar me ata që dhanë jetën në luftën e UÇK, është i njëjtë me ata që më kanë mbështetur dhe me gjakun e atyre që më kanë gjykuar. Ndihem sot i çliruar nga brengat politike.

Jemi të gjithë bij dhe bija të kësaj toke dhe të gjithë duam më të mirën për Kosovën. Por politika i ka dhe këto, mua tashmë më janë kujtuar ata që dhanë jetën për lirinë, nga koha kur isha djalë idealist deri tani që jam me flokë të bardha.

Nuk më është dridhur qerpiku për procesin e ashtuquajtur krime lufte. E kam ditur se ne si UÇK do të paguanim gjithçka për lirinë që ia dhamë Kosovën. Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo krim që ka ndodhur. Shumë prej luftëtarëve të UCK-së kanë dalë mbi akuzat monstruoze. E njëjta gjë do ndodhë edhe me me vëllain tim jo të gjakut Kadri Veselit. Gabime edhe mund të kem bërë, por krime lufte jo. Nëse do të kthesha pas, do t’ia ktheja plumbin prapë regjimit të Sllobondan Millosheviçit”. /k.k/noa.al/