Transmetuar më 30-06-2020, 15:27

Nga konferenca për mediat nga Prishtina, pas vizitës dy ditore në Kosovë, Kryeministri Edi Rama njoftoi tërheqjen e padisë për shpifje, ndaj ish-Kryeministriy Ramush Haradinaj.

“Do ta tërheq zyrtarisht padinë ndaj Haradinaj, pasi është shumë më e madhe ajo që sot duhet të na bashkojë të gjithëve. Për më tepër me padi e pa padi, me shpifje e pa shpifje, Haradinaj për mua është një figurë historike dhe nuk mund të lëvizë prej andej askush”, deklaroi Rama.

Ai bëri me dije se ka 22 padi për shpifje, por se padia për Haradinaj ka bërë më shumë zhurmë sepse është e pazakonshme.

Rama deklaroi se mitologjia e pazarit të territorit është një ndyrësi, ku historia do të tregojë si një hapësirë debati u transformua në një arenë ku disa shqiptarë u përpoqën që të vrasin disa shqiptarë.

Rama bëri me dije se Ramushit i ka kërkuar takim si të gjithë të tjerëve për ta vizituar në selinë e tij apo në shtëpinë e tij, ku ta dëshironte dhe si paditës, që shkon te i padituri, “besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër do të doja të diskutoja edhe me të për këtë çështje që është shumë më e madhe se unë apo Ramushi, Thaçi apo Veseli, pasi implikimet e kësaj historie mund të jenë marramendëse për Kosovën”.

Kjo deklaratë vjen pasi disa muaj më parë, Kryeministri i Shqipërisë e paditi Haradinaj, me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, për deklaratat e bëra që  ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Në këtë padi përmenden disa emisione të transmetuar,a në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë dhe e ka akuzuar Edi Ramën, që së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Aleksander Vuciç, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /a.y/noa.al

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama: Si fletë-rrufetë e revolucionit kinez! Moment bashkimi për shqiptarët