Transmetuar më 30-06-2020, 21:24

Astrologët rendisin shenjat e mëposhtme të horoskopit, si më të pafatët për muajin korrik.

Peshorja

Shenja më e pafat për muajin Korrik dhe që mban vendin e parë është Peshorja. Muaji do të jetë i rëndë për shkak të pozitës së pafavorshme të shumë planeteve. Ndikimet negative sidomos në vendin e punës, një pikë e lënduar për Peshoren, e cila është shumë e lidhur me profesionin. Saturni në Bricjap krijon ngadalësime, Jupiteri dhe Mërkuri e bëjnë të vështirë gjetjen e kontakteve dhe mundësive të reja për ndryshime.

Virgjëresha

Për ata që kanë lindur me shenjën zodiake të Virgjëreshës, muaji korrik 2020 do të jetë veçanërisht kritik në frontin e ndjenjës. Me Venusin e pafavorshëm, tensionet në jetën në çift, të përjetuara tashmë nga Virgjëresha në muajt e fundit, do të theksohen. Ky bllokim vuri në provë partneritetet dhe martesat dhe i bëri njerëzit të lindur në shenjën e Virgjëreshës dhe partnerët e tyre përkatës të reflektojnë mbi vërtetësinë e bashkimit. /noa.al/