Transmetuar më 01-07-2020, 08:11

Një person mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në lagjen “Ujë i Ftohtë”, një makinë ka përplasur një kalimtar, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Bëhet fjalë për një makinë tip BMW me targa AA 469 SV, e cila ka përplasur një person me qese në duar, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në rrugën e unazës, automjeti tip BMV me drejtues shtetasin K.Ibrahimi, ka goditur aksidentalisht këmbësorin Qemal Lamani, 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjende të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, K.Ibrahimi, 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lidhur me ngjarjen policia vijon hetimet, për të zbuluar rrethanat e aksidentit. /a.y/noa.al