Transmetuar më 01-07-2020, 10:04
Foto ilustruese

Pronari i një lokali në Elbasan është vënë në prangat e policisë, i akuzuar se prishi skenën e ngjarjes ku mbeti i plagosur një i ri.

I arrestuari është R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Prangosja e tij u bë pasi në lokalin në pronësi të të riut, ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen e “Kinezëve”, Elbasan, ku në ambientet e jashtme të një lokali është goditur me mjete të forta nga persona të paidentifikuar L.H., dhe për pasojë është dëmtuar dhe transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave që kanë goditur shtetasin L.H. /a.y/noa.al