Transmetuar më 01-07-2020, 10:51
Ish kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj

Ish- kryetarja e Gjykatës së Lartë për periudhën 2008-2013, Shpresa Becaj, ka dalë paraditen e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar procesit të vetingut.

Gjatë seancës dëgjimore, ku është paraqitur personalisht, Becaj ka shfaqur probleme në dorëzimin e disa formularëve, të cilët nuk i ka përmbushur në kohë.

Më konkretisht  ajo nuk ka depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë formularin për vetëvlerësimin profesional as brenda afatit, dhe as më pas, në kohën kur do të bëhej gjyqtare e Apelit të Tiranës.

Ndërkohë rezulton se detyrën si gjyqtare në Apel, të cilën e mban aktualisht, e ka marrë kur kishte nisur procesi i vetingut.

Një tjetër formular me probleme, është deklarata e pasurisë e cila nuk i është dorëzuar në Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit Pasurisë dhe duke mospërmbushuar detyrimet ligjore.

Sipas KPK mosparaqitja e deklaratave shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit dhe sjell pamundësinë e këtij institucioni për të vijuar hetimet në kuadër të vetingut.

“Mungesa e ushtrimit në kohë, i pamundëson KPK-së vlerësimin si ish-gjyqtare dhe si subjekt rivlerësimi si gjyqtare e Apelit”, deklaron KPK.

Për të justifikuar të ardhurat, Becaj deklaroi se ka ushtruar edhe detyrën e avokatit.

Lidhur me formularët e paplotësuar ka thënë se nuk kam qenë gjyqtare në detyrë dhe për këtë arsye nuk e ka plotësuar.

Sipas saj, konfirmimin në detyrë si gjyqtare në Gjykatën e Lartë e km marrë shumë më vonë pasi janë plotësuar formularët në kuadër të vetingut.

Vendimi ndaj saj do të jepet në datën 3 korrik, ku pritet konfirmimi ose përjashtimi i saj nga sistemi gjyqësor. /a.y/noa.al