Transmetuar më 01-07-2020, 11:58

Hapet gara për koncesionin e rrugës Milot-Fier, aks për të cilin ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, njoftoi se do të jetë me pagesë.

Segmenti Milot-Fier, është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, ku Balluku tha se 115 kilometrat e këtij segmenti do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë me standardet më të larta e cila do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit.

Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama deklaroi se është një aks rrugor për ëndrrat, shpresat dje premtimet e të gjitha viteve.

Sipas tij, segmenti Milot-Fier do të zbatohet me formulë të re.

“Financimi 1.2 milionë euro nga fituesi. Rrugët më parë ishin për turp të zotit ‘shto ujë e shto miell’. Para shtatë vitesh u bënë shumë tendera por s’u ndërtua asnjë rrugë. Ky projekt i ri nuk e ngarkon shtetin shqiptar. Do kemi aks në korridorin blu, që lidh Kroacinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Shqipërinë. Ne hodhëm një hap, dhe bëmë një fakt që edhe në vende të tjera në rajon kanë bërë, duke mos pritur në pafundësi, dhe në atë hap zgjodhëm PPP, si një mekanizëm financimi për 2 pjesë të korridorit, që kanë rëndësi strategjike brenda, Milot- Balldrenin dhe Milot- Fier.”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al

Kryeministria – Çelet gara për një tjetër projekt madhor të infrastrukturës rrugore. 🛣Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. 115 kilometrat e këtij segmenti do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë me standardet më të larta e cila do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit👍

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 1 juillet 2020