Transmetuar më 01-07-2020, 12:59
Shenoll Ahmeti

Një kameraman shqiptar i cili punonte në televizionin maqedonas RTVM, ka gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit.

Mediat maqedonase raportojnë se Covid-19, i ka marrë jetën 51-vjeçarit Shenoll Ahmeti.

Kameramani ka gjetur vdekjen një javë pas shtrimit në spital, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 302, ndërsa i të infektuarve në 6.334. /a.y/noa.al