Transmetuar më 01-07-2020, 15:00

Goditja me grushte dhe bërja për në spital e një personi, ka bërë që i dyshuari për ngjarjen të vihet në pranga.

Efektivët e komisariatit Nr. 3 Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të L. S., 34 vjeç.

I dyshuari akuzohet se pasditen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. K., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit tjetër të përfshirë në ngjarje. /a.y/noa.al