Transmetuar më 01-07-2020, 15:15

Tre makina janë përfshirë në një aksident të rëndë në rrugën kombëtare Bulqizë-Peshkopi.

Raportohet për disa të lënduar, dy prej të cilëve janë transportuar me urgjencë në spital.

Siç tregojnë edhe fotot, përplasja ka qenë e fortë, e shoqëruar me dëme të shumta.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca e Bulqizës për të transportuar të plagosurit në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet për parakalim të gabuar të njërit prej automjeteve. /k.k/noa.al/