Transmetuar më 01-07-2020, 15:25

Një grua ka humbur jetën në një aksident tragjik, ditën e sotme.

Ngjarja u regjistrua te mbikalimi i Harizaj, në Kavajë, ku mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe.

Kjo e fundit ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/