Transmetuar më 01-07-2020, 17:08

Humb jetën një tjetër pacient i prekur me koronavirus, prej ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv.

Bëhet fjalë për një 86-vjeçar nga Shkodra, për të cilin Ministria e Shëndetësisë thotë se ishte në terapi intensive.

Nuk raportohet nëse i moshuari ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

Autoritetet apelojnë për kujdes dhe respektim të masave. /k.k/noa.al/