Transmetuar më 01-07-2020, 17:21

Ata ishin larg zyrave të Brukselit pas periudhës së shpërthimit të koronavirusit dhe karantinimit të qytetarëve në të gjithë botën.

Të paktën 50 eurodeputetë kanë deklaruar kompjutera, tableta dhe sende të tjera të vjedhura, nga zyrat e tyre në Parlamentin Evropian.

Vjedhjet besohet se kanë ndodhur, kur ndërtesa ishte e zbrazët, me hajdutë që shkelnin nëpër gazeta dhe thyenin dollapët në zyrat e eurodeputetëve për të marrë sende të vlefshme.

Deputeti gjerman Nico Semsrott, të cilit i rezultonin të humbur dy laptopë, tha se është i zhgënjyer nga mungesa e përgjigjes nga DG SAFE e Parlamentit Evropian, i cili merret me sigurinë.

“Ky është një skandal i madh dhe nuk e di pse të gjithë po e mbyllin gojën”, i tha ai POLITICO.EU. “Ne jemi shumë të sigurt se ata [hajdutët] kaluan nëpër të gjitha gjërat tona, pasi ambienti dukej i çrregullt,” tha Semsrott, duke shtuar se ai kishte marrë raporte për “midis 40 dhe 100 eurodeputetëve” që zyrat e tyre ishin grabitur.

Në mars, Presidenti i Parlamentit, David Sassoli prezantoi masa të rrepta për të ndaluar hyrjen e vizitorëve të jashtëm dhe inkurajoi eurodeputetët dhe stafin që të punojnë nga vendet e tyre të lindjes si një masë paraprake kundër përhapjes së virusit. Parlamenti mbeti kryesisht bosh deri në maj, shkruan Politico.

Zyrtarët thanë se numri "i viktimave" që ranë pre e vjedhjeve ishte rreth 50 eurodeputetë.

/NOA.al