Transmetuar më 01-07-2020, 17:58

Një aksident automobilistik u regjistrua në Pogradec, pasditen e kësaj të mërkure, me pasojë vetëm dëme materiale.

Aksidenti u rregjistrua në aksin Pogradec-Qafë Pllocë.

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre përfundoi në kanal.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, dhe konfirmoi se nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

/NOA.al