Transmetuar më 01-07-2020, 17:58

Një adoleshent ka rënë nga lartësia ditën e sotme.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Selitës, në Tiranë.

Bëhet fjalë për një fëmijë me origjinë nga Palestina.

17-vjeçari me inicialet M.I është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet historia e tij se përse ndodhet në Shqipëri, dhe me kë jeton. /k.k/noa.al/