Agustin Kola: Egbo është bërë ‘tironc’, racizmi nuk ekziston në vendin tonë
Transmetuar më 01-07-2020, 18:10

Legjenda e Tiranës Agustin Kola thotë se në Shqipëri nuk ekziston racizmi.

Ish-skuadra e tij ku ai ka luajtur dhe e ka drejtuar atë si trajner, këtë sezon është shumë pranë titullit të 25-të kampion. Vetëm matematika mban bardheblutë ‘peng’ të festës së madhe.

Por ndonëse Tirana njihej si një skuadër fanatike dikur, madje ndaj të huajve që vinin nga rrethet, vitet e fundit ka ndryshuar ndjeshëm perceptimi.

Emanuel Egbo tashmë është bërë ‘tironc’, dhe e meriton të drejtojë skuadrën bardheblu.

Augustin Kola thotë se kjo provon se në Shqipëri dhe Tiranë nuk ekziston më racizmi. – " Jo vetëm që nuk ka racizëm, por siç e shihni ekipin e Tiranës po e drejton me sukses Egbo, i cili e meriton ta drejtojë atë edhe më tej", tha Kola. – "Egbo është ‘tirons’, – shtoi ai, – nisur nga koha e gjatë që ka ish-portieri në kampin bardheblu.

Emanuel Egbo e mori drejtimin e Tiranës gjatë pjesës së dytë të këtij sezoni, duke e afruar drejt titullit kampion.

Ish-portieri që po e drejton me sukses Tiranën, ka rreth 20 vite që jeton në kryeqytetin tonë, ku është martuar dhe ka krijuar edhe familje.

/NOA.al

Loading...