Transmetuar më 01-07-2020, 18:19

Një 40-vjeçare, këmbësore, mbeti e plagosur, pasi është përplasur nga një motor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në Tiranë, tek zona e njohur si Pallati me Shigjeta.

Burime zyrtare bënë me dije se motori me drejtues me inicialet R.B., ka aksidentuar këmbësoren L.Ç., 40 vjeçe.

E aksidentuara u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga aksidenti mësohet se është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet R.B,

Edhe ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

/NOA.al