Transmetuar më 01-07-2020, 19:27

Dy foshnja binjake janë sulmuar për vdekje nga një qen shtëpie, në një familje në Brazil.

Gjithçka ndodhi në momentin kur nëna e fëmijëve kishte shkuar te komshia dhe i kishte lënë vetëm për disa çaste.

Qeni Labrador i sulmoi brutalisht, duke u shkaktuar edhe vdekjen.

Nëna i gjëti fëmijët e porsalindur me plagë të rënda në trup, por që në fakt kishin humbur jetën.

“Ne mendojmë se me ardhjen e binjakëve, qeni nuk kishte vëmendjen e duhur dhe dashurinë e pronarëve. Çifti kishte nëntë vite që tentonte që të kishte një fëmijë dhe kur kjo ndodhi, ato pësuan një fund tragjik.

Kjo mendoj se është një lloj xhelozie nga kafsha, nuk e di, nuk dal në konkluzion tjetër”, u shpreh një i afërm i familjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. /k.k/noa.al/