Transmetuar më 01-07-2020, 20:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë.

Mësohet se një person ka plagosur, pas një sherri, për motive ende të paqarta dy vëllezër, A.N dhe D.N, duke plagosur rëndë njërin prej tyre.

Plagosja e dy vëllezërve në Bulqizë, ndodhi pak çaste më parë, rreth orës 20:00. Policia pas ngjarjes është vënë në ndjekje të autorit të krimit me iniciale E.T, dhe tha se vëllezërit janë jashtë rrezikut për jetën, pas ndihmës së parë.

Dy vëllezërit ndodhet në spital, por një helikopter i Urgjencës mësohet se është nisur nga Tirana, për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

/NOA.al