Transmetuar më 01-07-2020, 20:54

Nje grua 45-vjecare nga Vlora, qe ka rrefyer historine dramatike te jetes se saj dhe dhunen e ushtruar nga bashkeshorti, eshte perballur live ne studio me vellane e saj, i cili e ka akuzuar per mashtrim.

Perballja ndodhi sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, te autores Evis Ahmeti, ne “News 24”, nderkohe qe Veronika Hysi ka treguar mes lotesh vuajtjet qe ka kaluar.

Sot në përballjen vëlla dhe motër u mësuan detaje të tjera, vërtetësinë e të cilave e kemi të vështirë ta pohojmë.

Vëllai i Veronikës: Më vjen turp këtu në Vlorë kur ajo del e flet aty.

Veronika: Mua të mos më futet në jetën private ai. Do ta kërkoj unë atë njeri të vijë në studion tuaj e të flasë aty

Vëllai: Boll po të them moj se ke hedhur një fëmijë tjetër në koshin e plehrave

Veronika: Nuk është e vërtetë zonja gazetare

Kujtojmë që Veronika iu drejtua emisionit për të marrë divorcin nga bashkëshorti me të cilin kishte 4 fëmijë, ndërsa rrëfeu arsyet se pse njërën vajzë e kishte braktisur në jetimore. Kur vëllai e akuzoi live për braktisjen e një tjetër fëmije, Veronika zgjodhi të largohet nga përballja duke mbyllur telefonin, veprim që ngre pikëpyetje të mëdha./ BW