Transmetuar më 01-07-2020, 21:40

Shqipëria afron vende që vërtet mbeten pwr t’u zbuluar nga vetë shqiptarët.

Bregdeti shqiptar nga Velipoja deri në Sarandë, konsiderohet një ndër perlat e turizmit, që po rekomandohet gjithnjë e më shumë nga turistë të huaj.

Shumë pjesë të bregdetit shqiptar, sidoemos jugu, siç edhe tregojnë fotot, nuk janë eksploruar ende.

Uji i kristaltë, dielli dhe rëra, apo bregdeti shkëmbor përbëjnë një pasuri që ende nuk është zhfrytëzuar si duhet.

Edhe pse vitet e fundit, numri i turistëve vendas e të huaj sa vjen dhe rritet, Shqipëria ka ende shumë atraksione për të zbuluar. Sezoni i ri veror sapo ka nisur!

/NOA.al