Transmetuar më 01-07-2020, 22:22

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në të gjithë botën.

Një ngjarje e dhimbshme vjen së fundmi nga India, ku një 30 vjeçar humbi jetën 2 ditë pas dasmës së tij si pasojë e virusit vdekjeprurës, në një ceremoni ky morën pjesë qindra të ftuar.

Autoritetet dyshuan se virusi mund të ishte përhapur gjatë ceremonisë martesore dhe për këtë arsye testuan të gjithë të ftuarit.

Pas daljes së rezultateve u konfirmua se mbi 90 të pranishëm në këtë dasmë ishin pozitivë me Covid-19.

Ngjarja është regjistruar në mesin e qershorit në shtetin Bihar dhe konsiderohet si një ndër rastet e para të përhapjes së pandemisë në masë për shkak të grumbullimeve.

Dhëndri me profesion inxhinier informatike, kishte shfaqur simptoma të koronavirusit dhe ndërroi jetë dy ditë pas dasmës./noa.al/