Transmetuar më 02-07-2020, 08:16

Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident, ku një person është përplasur nga një makinë në Tiranë.

Rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al